PERRENJAS- Një 37-vjeçar nga Përrenjasi është vënë në pranga pasi ka dhunuar babain e tij. Shkak për dhunën në familje është bërë një konflikt për motive të dobëta, mes djalit dhe të atit.

Sipas burimeve per “BalkanWeb”, i riu Shkëlzen Rexhepi, banues në fshatin Pishkash, ishte i pamartuar, i papunë dhe shpesh shkonte i dehur në banesë.

Duke qenë se nuk siguronte vetë të ardhura, ai u kërkonte para prindërve, dhe ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i konfliktit të sotëm.

Pasi ka shkruar i dehur në banesë, 37-vjeçari u ka krkuar para prindërve, por pasi ka debatuar me ta, ka dhunuar fizikisht babain e tij, shtetasin me inicialet D.R, 67 vjeç.

Menjeherë pas denoncimit, policia ka mbërritur në banesën e tyre, dhe ka bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit, i cili akuzohet për “dhunë në familje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: