Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa foli ashpër për maxhoranën, theksoi se Rama dhe matrioshkat e tij e kanë kthyer Kuvend në kotec.

Ai tha për mediat, se opozita do ta përshkallëzojë aksionin parlamentar. Mes të tjerash ai tha se do të kallëzojnë maxhorancën për shpërdorim detyre.

“PS, Edi Rama dhe matrioshkat e tij e kthyen parlamentin në një kotec ku mblidhen për të bërë dhe mbledhur vezët që ju duhen. I kanë duart e bëra pisë. Qytetarët e hanë bakllavanë në ditë feste, PS kur miraton buxhetin, se do e kalojë të oligarkët dhe njerëzit e kapur në korrupsion. E patë se si nxiton që mos të respektohet asnjë normë. PS në mënyrë të paligjshme kishte vendosur që të linte gardën në çdo karrige ministri dhe deputeti. Ne vendosëm që ti çojmë aty ku duhet. U detyruan që t’i qëndronin sot vjedhjes në këmbë. Kërkojmë 3 kushte, gjithçka tjetër është pjesë e propagandës së fëlliqur të PS. Në kërkojmë komisionet hetimore.”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: