GAZA – Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në kufirin e Gazës kanë vrarë tre vetë duke përfshirë një grua shtatzënë dhe foshnjën e saj. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Gazës.

Izraeli nisi sulme të mërkurën(8 gusht) pasi dhjetra raketa u hodhën në territorin izraelit nga Hamasi.

Mediat lokale kanë njoftuar se disa njerëz në Izrael janë lënduar nga sulmet me raketa.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se 23-vjeçarja Enas Khammash që ishte shtatzënë dhe vajza e saj 18-muajshe u vranë në Jafaraëi në Gaza qendrore.

Thuhet se bashkëshorti i saj është plagosur. Gjithashtu një militant i Hamasit u vra në një nga sulmet, dhe të paktën 12 persona u plagosën.

Izraeli nuk ka bërë ende asnjë koment për viktimat e raportuar në Gaza. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se dhuna shpërtheu pasi militantët qëlluan në një automjet të IDF në Gaza të mërkurën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: