Tashmë protestuesit dhe policia janë ballë për ballë dhe ka nisur përplasja.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës të shumtë në numër. Kjo ka bërë që protestuesit të zhvendosen përkohësisht nga vendi ku ndodheshin në bulevard.
Gjatë tërheqjes, protestuesit kanë bërë thirrje të forta. Ata thirrën “Poshtë diktatura”.
Revolta është rritur jashtë mase, teksa ka edhe sharje të rënda personale në drejtim të kryeministrit, teksa i kërkojnë vetëm dorëheqjen.
