Policia e Sarandës ka arrestuar një 45-vjeçar, banues në fshatin Mursi.

Sipas uniformave blu, 45-vjeçari K. M kishte përshtatur një territor për kultivimin e kanabisit.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet shtetasi K. M., 45 vjeç, banues në fshatin Mursi, Sarandë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë në fushat e fshatit Mursi, pasi u kap në një territor i cili ishte përshtatur për kultivimin e disa bimëve narkotike të dyshuara si canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb