KAJRO-Persona të armatosur qëlluan për vdekje tetë oficerë policie në periferi të Kajros, në serinë e fundit të vrasjeve të forcave të sigurisë në Egjipt.

“Oficerët e veshur civilë po udhëtonin në një autobus të vogël në periferinë jugore të Helwanit, kur personat e armatosur dolën nga një kamion i vogël, hapën zjarr dhe më pas u larguan”, tha Ministria e Brendshme egjiptiane me anë të një deklarate. “Sulmi u krye nga katër persona që përdorën armë automatike”, shtoi ajo. Për këtë ngjarje ekzistojnë marrje kontradiktore të përgjegjësisë. Një grupim lokal, që e konsideron veten si besnik të ISIS-it, deklaroi se merrte përgjegjësinë për këtë sulm.

Ndërkohë, në një deklaratë online, përgjegjësinë për këtë ngjarje e merrte drejtpërdrejt ISIS-i. Ai tha se sulmi ishte hakmarrje ndaj të burgosurave egjiptiane. Kjo deklaratë nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Një tjetër grup, që e quan veten Rezistenca Popullore tha në ‘Facebook’ se sulmi i sotëm ishte vepër e tij
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: