Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar procesin e përzgjedhjes, vlerësimit dhe filtrimit të kandidatëve për deputetë në PD.

Lubonja thotë se në PD nuk duan përçarje, madje as i duhet në këto momente, por i duhet dhe rinovim.

Sipas tij rinovimi duhet të kishte ndodhur më herët dhe jo në momentin kur futesh në zgjedhje.

 

”Këtu dalim tek ai sqarim që bëri z.Kaso. Ky është dhe një problem. Ju nuk doni përçarje, dhe nuk i duhet përçarje. Nga ana tjetër duhet dhe rinovim, t’i jepej publikut e drejta, pra pastrim.

Problemi i PD është që duhet pastrimi i partisë duhej bërë më herët. Dhe jo kur futesh në zgjedhje.

Ky është një hap pozitiv i PD, por i pamjaftueshëm.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb