KOSOVA

Ashtu siç ishte parashikuar dhe në axhendë, kryeministri Edi Rama u takua sot me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Takimi është mbajtur në selinë qendrore të LVV-së në Prishtinë, ku i pranishëm ishte dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

  • foto galeri

Kanë kaluar pesë muaj nga takimi i tyre i fundit, kur Kurti bëri vizitën e tij të parë dhe të fundit si kryeministër i Kosovës, në Tiranë ku takoi fillimisht Edi Ramën.

Gjatë konferencës për shtyp, Kurti dhe Rama u ‘ndanë’ për çështjen e ‘minishengenit ballkanik’, pasi Kurti kërkoi para tij një ‘Makroshengen Shqiptar’, kurse kryeministri shqiptar bëri të qartë se pa ‘Minishengen Ballkanik’ nuk ka ‘Makroshengen Shqiptar’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb