SHBA-CIA përkujtoi një ditë më parë përvjetorin e vdekjes së Oussama Bin Laden me anë të një postimi në Twitter, pesë vite më pas të sulmeve ajrore nga forcat speciale amerikane mbi godinën ku banonte themeluesi i Al-Kaedës në Pakistan.

“Për të përkujtuar përvjetorin e pestë të operacionit ndaj Oussama Ben Laden në Abbottabad ne po e përcjellin në Twitter sulmin ajror sikur të zhvillohej sot. #UBLRaid” @CIA përpara se të postonte një seri ngjarjesh mbi zhvillimin e operacionit mbrëmjen e 1 majit në të gdhirë të mëngjesit të 2 majit 2011.

CIA publikoi në Twitter foton e famshme të presidentit Barack Obama duke ndjekur zhvillimet e operacionit me përfaqësues të tjerë të lartë amerikanë në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.

“1:51 PM – Helikopterët largohen nga Afganistani për t’u orientuar drejt Abbottabadit në Pakistan, #UBLSulm Ajror”, mund të lexohej për shembull në llogarinë e agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane.

“3:30 PM – 2 helikopterë ulen mbi rezidencën e banimit në Abbottabad në Pakistan, helikopteri i parë rrëzohet, por sulmi vijon pa vonesë #UBLSulm Ajror”, shkruan ai në një tjetër postim në Twitter.

Disa minuta më vonë “3:39 PM – Oussama Ben Laden gjendet i vrarë në katin e tretë #UBLSulm Ajror”

Postimi online i CIA-s ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetin social, por jo domosdoshmërisht në mënyrë pozitive.

“@CIA ndoshta më 6 gusht do të postoni gjithashtu në platformën Twitter tragjedinë e Hiroshimës ? Nuk ju përcjell sadopak kjo ngjarje një ndjesi të keqe ? ” shkruan në një postim në Twitter, Kris Knight.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: