EGJIPT- Egjipti sot shënon pesë vjetorin e kryengritjes që çoi në përmbysjen e udhëheqësit afatgjatë autoritar, Hosni Mubarak.

Masat e sigurisë në kryeqytetin Kajro janë shtuar për ta shënuar datën 25 janar e kontrollet e sigurisë në qendër të qytetit janë shtuar, vend ku janë mbledhur të rinj, aktivistë pro-demokratikë. Abdel-Fattah el-Sissi është president aktual i Egjiptit. Ai është president që nga viti 2014 dhe ka ardhur në këtë pozitë pas përmbysjes në vitin 2013 të presidentit Muhammas Morsi.

Gjatë një fjalimi të mbajtur të dielën, el-Sissi ka premtuar për një përgjigje të fortë ndaj çdo trazire, shkruan rel. Më 24 janar, ai e ka vlerësuar kryengritjen e vitit 2011, duke thënë se egjiptianët tashmë po ndërtojnë një “shtet civil, modern dhe të zhvilluar, i cili mbron vlerat e demokracisë dhe lirisë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: