Ajax me një postim në rrjetet e tyre sociale ka bërë të ditur se Edwin van der Sar ka pësuar hemorragji cerebrale gjatë pushimeve në Kroaci. Portieri ndodhet në reanimacion, por gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

“Të premten, Edwin van der Sar pësoi hemorragji. Aktualisht ai ndodhet në reanimacion dhe ndodhet në gjendje stabile. Pasi të ketë informacion më konkret, do të vijojë një përditësim. Të gjithë te Ajax i urojnë Edwin shërim të shpejtë. Ne po mendojmë për ty” – Shkruan Ajax. Van Der Sar luajti 130 ndeshje për kombëtaren holandeze. Ish-portieri i njohur i Manchester United u tërhoq nga futbolli profesionist në 2011 dhe iu bashkua bordit të Ajax një vit më vonë, përpara se të bëhej shef ekzekutiv në 2016.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb