Përmes një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale Komanda e ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, e cila po udhëheq një ndër stërvitjet më të mëdha që nga LIIB në Ballkanin Perëndimor ka bërë të ditur një histori frymëzuese me dy vajza shqiptare të cilat janë pilote.

Njëra është nëntogere Armela Murati, e para pilote vajzë në historinë e Forcës Ajrore vajza tjetër është nëntogere ne gardën nacionale te Alabamës pilote e regjimentit të aviacionit 1-131, është shqiptare e Kosovës quhet Valdete Mehanja. Fotoja është shkrepur në bazën ajrore të Farkës, një ndër bazat ku po zhvillohet stërvitja Defender Europe 21.

Komanda amerikane pyet ndjekësit në Instagram nëse shqiptarët janë krenarë për këtë marrëdhënie të tillë. Sot kryeqytetasit kanë dëgjuar një zhurmë, e cila bëri që salla operative e policisë të merrte telefonata të shumta nga qytetarët që përjetuan panik për disa çaste. Nuk dihet nëse në bazën e Farkës sot janë ulur avionë luftarak të cilat kane një zhurmë karakteristike të fuqishme kur fluturojnë me shpejtësi, te cilët krijojnë një ‘boom’ sonik, paralelisht edhe në Kroaci dhe Slloveni sot Defender po zhvillon paralelisht stërvitje ushtarake. Ministria e Mbrojtjes e pyetur nga ‘News 24’ nuk konfirmoi kalimin e avionëve luftarak.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb