Kievi ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ka kryer sulme në tokën ruse, duke akuzuar Moskën për organizimin e ‘sulmeve terroriste’ në territorin e saj.

Më herët,  Rusia  akuzoi Ukrainën për bombardimin e një fshati pranë kufirit të saj me Bjellorusinë , pasi paralajmëroi se sulmet mund ta shtyjnë atë të godasë Kievin si përgjigje.

 

Dy helikopterë ukrainas ‘shkelën hapësirën ajrore ruse’ të enjten, tha Komiteti Federal Hetimor, dhe hodhën gjashtë raketa në Klimovo në rajonin Bryansk. Shtatë persona, përfshirë një fëmijë dy vjeçar, u plagosën në sulm, sipas pretendimeve ruse të cilat nuk mund të verifikoheshin.

Ai vjen vetëm një ditë pasi Rusia paralajmëroi se mund të godasë ‘qendrat e komandës’ në Kiev si hakmarrje për sulmet ndërkufitare, të cilat kanë përfshirë shpërthime në depot e naftës dhe në linjat hekurudhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb