Milan “lan duart” me Evropën ndërsa trajneri Pioli pranon supermacinë e rivalëve: “Na vjen keq që largohemi nga Evropa por e dinim që do të ishte e vështirë. Na duhej më shumë ritëm dhe kualitet por për fat të keq nuk i kishim.

E lëvizëm topin lehtë dhe ishim pak preciz. I dhuruam dy gola dhe në këto nivele nëse nuk shprehesh në maksimum nuk ia del. Tani vëmendja në Serie A? Ne dëshironim të shkonim më tej në Evropë, ky ishte objektivi jonë, tani duhet të jemi të zotë të përqendrojmë forcat në kampionat dhe Kupë”, theksoi Pioli pas ndeshjes.

Ibra
Ibra

Jurgen Klopp përgëzon lojtarët e tij për karakterin e treguar në “San Siro”: “Dëshironim ta luanim dhe ta fitonim këtë ndeshje, jam shumë i lumtur për paraqitjen e djemve.

Jam krenar për këtë ekip dhe për zemrën që vendosën në fushë. Ibra? Kam shumë respekt për të. Të duhet shumë punë të luash në këto nivele në moshën 40-vjeçare por jo nëse quhesh Ibrahimovic. Karriera e tij e shkëlqyer tregon qartë kush është Iba”, u shpreh Jurgen Klopp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb