Recete nga znj Eneida
Përbërësit
Për brumin:
100 gr gjalpë i shkrirë
200 gr kos
1 vezë
2 lugë pluhur pjekës
400-500 gr miell
Pak kripë

Për mbushjen
400 gr gjizë
1 vezë
Piper i zi
2 vezë për t’i lyer
Përgatitja

Bashkojmë gjalpin me kosin dhe vezën dhe gradualisht i shtojmë miellin tek i cili kemi shtuar kripën dhe pluhurin pjekës. Ngjeshim brumin elastik dhe e lëmë rreth 30 minuta ne frigorifer.
Gjizës i shtojmë vezën dhe piperin e zi. Hapim pitet sa pëllëmba, mbushim me gjizë dhe mbyllim anët duke pickuar brumin me dy gishta për të krijuar formën e një tarte. Rrahim 2 vezët dhe me furçë i lyejmë pitet nga lart. I pjekim në 190 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: