Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Verdho ka qenë i vetëm në Prokurorinë e Posaçme.
Drejtori i Hekurudhave Shqiptare është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me dosjen, por nuk jepen detaje të hollësishme nëse u pyet për Hekurudhat apo tenderët e ARRSH-së.
