Një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u bë arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit me inicialet V. Gj., 29 vjeç, banues në Spathar, Vau i Dejës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences, Itali, më datë 27 shkurt 2020 ka lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: