Për më shumë se gjysmë shekulli Placido Domingo ka kënduar në skenat e gjithë botës. Tenori spanjoll, që sot feston 80 vjetorin dhe një karrierë të lavdishme, ka bërë për vete publikun, mbi të gjitha falë trios edhe me dy tenorët e tjerë Jose Carreras dhe Luciano Pavarotti.
Ai sigurisht është një ndër figurat legjendare të operas, me një rrugëtim artistik të pasur me triumfe dhe çmime, por e njollosur nga faqja e hidhur e skandalit seksual që shpërtheu në 2019.

Ai është akuzuar nga rreth 20 femra për ngacmime seksuale që i përkasin fund viteve 80-të.
Josè Placido Domingo Embil lindi në 21 janar 1941 në Madrid. Djali i një babai bariton, Placido Domingo Ferrer dhe i nënë këngëtare Pepita Embil Etxaniz, këngëtari u frymëzuar nga prindërit e tij për të nisur karrierën e muzikës.

Pas studimeve në konservatorin e Meksikës, në 1959, ai hyn në Operan Kombëtare Meksikane dhe debuton si bariton. Kulmi i karrierës së tij vjen në 1960 si tenor dhe që atëherë nuk do të ndalet më. Në performancat në Meksikë dhe SHBA ai ka qenë protagonist i kryeveprave si Traviata, Lucia e Lammermoor, Tosca, La Bohème, Carmen, Manon Lescaut, Madama Butterfly, Turandot e shumë veprave te njohura muzikore. Në shtator të 2019 tenori u largua nga Met Opera dhe Opera e Los Angeles, ku ishte drejtor, për shkak të skandalit seksual.
Në mars të 2020 Domingo u prek nga virusi Covid-19, por fatmirësisht e kaloi sëmundjen, pavarësisht pasojave ‘pas 40 ditëve të tmerrshme që kaloi’.

Për shkak të pandemisë që ka paralizuar të gjithë botën, atij i është dashur të anulojë shumë koncerte, në të cilat do të ishte protagonist.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb