Tre grekë, 16 dhe 17 vjeç, dhe një 16-vjeçar shqiptar, kanë rënë në pranga, pasi akuzohen si pjesë e një bande që kryejnë vjedhje të dhunshme.

Sipas autoriteteve greke, mbrëmjen e 29 janarit, në një park në Nea Smyrna, 4 të arrestuarit i kanë zënë pritë një 15-vjeçari ukrainas dhe e kanë goditur me thikë në këmbë, si dhe e kanë dhunuar me grushte në të gjithë trupin.

Më pas ata i kanë grabitur celularin, një çantë me sendet personale dhe një shumë parash.

Nga kontrollet e policisë të kryera në shtëpitë ku banojnë të pandehurit në Nea Smyrni dhe Ampelokipi, ndër të tjera u gjetën dhe u konfiskuan një thikë xhepi, rrobat që kishin veshur gjatë sulmit, një biçikletë që e përdornin si mjet arratisjeje, dy celularë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb