Pamje shqetësuese janë regjistruar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku një i ri është plagosur pasi dyshohet se është qëlluar me plumb gome nga policia.
Në videon e publikuar shihet i riu me një plagë të hapur në pjesën e mjekrës. Goditja i ka shkaktuar një dëmtim të dukshëm në fytyrë, në faqe, ndërsa pamjet tregojnë edhe pasojat e rënda të plagosjes.
View this post on Instagram
Ngjarja është regjistruar gjatë tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë në kryeqytet.
