Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Altin Hakami 36 vjeç, lindur në Mitrovicë, Kosovë dhe banues në Londër.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

• Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni;
•Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni;
•Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi;
•Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

Më datë 03.08.2016, rreth orës 03:30, në tragetin e udhëtarëve të linjës Ankona–Durrës, duke qënë në lundrim, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Altin Hakami ka plagosur me thikë shtetasin V.M.28 vjeç, banues në Malin e Zi.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë,në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu janë plagosur lehtë shtetasit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe Viktor Krstevski.

Gjatë konflkitit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

•”Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Altin Hakami;
•”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Dalibor Jovanoviç, Viktor Krstevski, Dragan Kovaçeviç dhe Dragisa Gogiç.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: