SARANDË- Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:40, në lagjen nr.1 Sarandë, në rrugën drejt një hoteli, një person ka goditur me mjet mprehës “thikë” shtetasin Leonard Poçi, 30 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës duke marrë mjekimin e nevojshëm. 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, pas goditjes që i ka shkaktuar të dëmtuarit, dyshohet se autori i ka vjedhur edhe një sasi parash prej 630 euro dhe është larguar menjëherë.

Policia e Sarandës, gjatë hetimeve të menjëhershme në ndjekje të rastit, ka bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, i cili rezulton të jetë shtetasi Geart Çoçka, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.4 Sarandë, pranë banesës së tij për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: