Detaje të reja janë zbuluar mbi plagosjen e efektivit në Kuçovë
Gazetarja Eneida Petova raporton se ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal.
Një shtetas me precedentë të mëparshëm penal ishte konfliktuar në ambientet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier mesditën e sotme dhe ishte shoqëruar nga shërbimet e policisë së DVP Fier. Pasi 45-vjeçari Zamir Skënderi ishte banues në qytetin e Kuçovës, DVP Fier i ka kërkuar Komisariatit të Policisë Kuçovë të nisi një Patrullë Policie për ta marrë.
Tre efektivët e policisë ishin duke u kthyer, bashkë me personin e shoqëruar, kur në aksin nacional Fier-Dimal, në dalje të fshatit Kutalli, Zamir Skënderi, i cili ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç, i merr armën e shërbimit këtij të fundit dhe e godet me pistoletë në kofshë.
Në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja, shtetasi Zamir Skëmderi është arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërkohë që polici i plagosur është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është teansportiar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie të DVP-së Berat si dhe inspektorët e AMP-së,që po kryejnë veprimet hetimore në vendngjarje.
