DURRËS

Policia jep një tjetër version të ngjarjes që ka ndodhur në Durrës ku një sirian është plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një vetplagosje dhe se siriani në fjalë në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë.
Ai është dërguar në spital teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:00, në lagjen nr.4, Durrës, tek Rruga e Re e Portit, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten me thikë në dorë, shtetasi sirian A.A., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb