Policia ka zbardhur detaje nga plagosja e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit, në Tiranë, ku një 61-vjeçar mbeti i plagosur me mjet prerës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 08:50 është paraqitur në spital shtetasi Abedin Alushi, 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili dyshohet se është dëmtuar me thikë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Eugent Mersini, 55 vjeç, po banues në Kombinat.
Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur atij një mjet prerës, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
