Policia informon zyrtarisht se ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë në Tiranë. 31-vjeçari Aldo Iamandi (Gjini) plagosi dy shokët Altin Gjoka dhe Jetmir Marashin në një lokal në kryeqytet.

Uniformat blu po vijojnë punët intensive për kapjen e tij.

Ngjarja filloi me përplasjen e makinave, më pak në konflikt fizik dhe në fund Gjini nxori pistoletën dhe plagosi dy të rinjtë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se:

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të  kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është  shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb