Reperi i famshëm afro-amerikan, Curtis James Jackson III ka dalë kundër planit të kandidatit për presidenti në SHBA, Joe Biden për të rritur tatimet.

Reperi i cili njihet botërisht me nofkën ”50 cent” ka ironizuar duke thënë se nuk do që të jetë ”20 cent”.

Sipas tij kjo është një ide shumë e keqe dhe nuk i pëlqen.

“Po, nuk dua të jem 20 Cent. 62 për qind (plani i Biden për rritjen e tatimeve) është ide shumë, shumë e keqe. Nuk më pëlqen”, ka shkruar reperi në Twitter.

Më tej ai paralajmëron se nëse fiton Biden dhe zbaton këtë plan, kush ka para në SHBA do i bëjë gati valixhet dhe do ikë.

“Po i bëj gati valixhet, të gjithë që kanë para do të ikin”- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb