Plani konservator i qeverisë britanike për të ndalur varkat e vogla me emigrantë të paligjshëm do të nxisë kontrabandën e njerëzve, thonë ekspertët.

Planet e qeverisë për të parandaluar që njerëzit të mbërrijnë në Britani me varka të vogla të pazbatueshme, kanë thënë sindikata e punëtorëve të emigracionit dhe Laburistët.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ditën e djeshme deklaroi se do të ndalojë dhe do të kthejë pas cdo emigrant të paligjshëm. Këtë javë ai synon të publikojë legjislacionin për ndalim dhe depërtim për këdo që hyn në Britani ilegalisht, siç kanë bërë më shumë se 45 mijë emigrantë gjatë vitit 2022.

Propozimet e qeverisë Sunak janë kritikuar nga grupet e refugjatëve dhe nga të tjerë, duke i quajtur si të pamundura për t’u zbatuar dhe ka të ngjarë të çojë në mbylljen e shumë njerëz që ikin nga lufta dhe persekutimet.

Lucy Moreton, nga Unioni i Shërbimeve të Imigracionit, tha se legjislacioni për të larguar njerëzit në vend të tretë dukej “mjaft konfuz”, duke pasur parasysh se një plan për të dëbuar njerëzit në Ruanda ishte pezulluar mes sfidave ligjore dhe se marrëveshjet për kthimin e refugjatëve në vende të tjera në BE-ja, ku ata kishin kërkuar më parë azil, skadoi për Britaninë pas Brexit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb