Federata Italiane e Futbollit beri të pamundurën për të mbajtur sa më larg tifozët e Shqipërisë në takimin që luhet pas pak çastesh ndërmjet dy skuadrave, por kjo gjë përfundimisht duket e pamundur.
Pamjet e para që vijnë nga “Renzo Barbera” janë mahnitëse. Prej pak minutash janë hapur dyert e stadiumit dhe në brendësi të tij vërehen vetëm tifozë shqiptar të cilët janë të “armatosur” me simbolet kombëtare. Një “Renzo Barbera” ashtu si stadiumi i Xhenoas, i tëri i kuq.
(e.k/BalkanWeb)