Pas humbjes me Italinë, Shqipëria është rikthyer në stërvitje këtë të dielë, për ndeshjen e dytë të Europianit, atë ndaj Kroacisë, që do të mbahet me datën 19 qershor në Hamburg.
Grupi është i plotë, me trajnerin Sylvinjo që vendosi që futbollistët që luajtën mbrëmë nga minuta e parë, të përgatiten në palestër. Për rreth një orë, skuadra u fokusua në përgatitjen tekniko-taktike, ç’ka i shërbeu teknikut kuqezi për të parë disa detaje dhe natyrisht, për të mbajtur ekipin në formë.
Me siguri, ndeshja ndaj axurrëve ka bërë që Silvinjo të marrë mesazhet e duhura për disa futbollistë dhe për mënyrën sesi do funksionojë grupi në vijim. Sa i takon formacionin anti-Kroaci, është ende herët për të folur, pasi jemi disa ditë para ndeshjes.
Shqipëria synon 3 pikët ndaj Kroacisë, për t’u futur kështu në garën e kualifikimit të madh, për të provuar, pse jo, për të kaluar grupet. Edhe për përballjen ndaj të besuarve të Dalic, në Volsparkshtadion pritet një numër i madh tifozësh të kombëtares tonë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
Ish-gjyqtari italian i FIFA-s bën moviolën e Itali-Shqipëri: Zvajer ka bërë një gabim shumë të rëndë
-
Kroaci-Shqipëri, si e parashikon ndeshjen legjenda e futbollit nga Kosova
-
Buffon “duartroket” Donarumman: Pritje vendimtare, një gol i Manajt do komplikonte gjërat
-
Suksesi i Italisë, Sacchi: Le t’i gëzohemi fitores, por duhen përmirësuar shumë gjëra
-
FOTO/ Vajza dhe gruaja e Silvinjos në mbështetje të Shqipërisë, Tati Mendes: Akoma luftojmë!
-
VIDEO/ Tifozi shqiptar heq flamurin serb në Dortmund, shpërthejnë mediat në Beograd: Provokim!
-
“Kemi tifozërinë më të mirë në botë”, Asani: Japim shpirtin në Hamburg, do studiojmë Kroacinë
-
Disfata me Spanjën, Modriç mban të karikuar ekipin: Kishim shanset tona, kemi edhe dy ndeshje
-
Italia fiton edhe jashtë fushës, debutimi i Axurrëve në Euro2024 u ndoq nga mbi 11 mln italianë
-
VIDEO/ Hysaj uli kokën te goli i dytë i Italisë, pamjet bëhen virale
-
“Llogaritë do të bëhen në fund”, Hysaj beson ende: Asgjë nuk është e pamundur
-
Spanja e Italia marrin komandën, por Dalic beson: Na duhen 6 pikë
-
“Nuk ishim keq ndaj Italisë”, Sylvinho: Tani Kroacia bëhet përcaktuese, janë të fortë teknikisht
-
“Bajrami që vjen më mirë të na gjejë”, Berisha uron besimtarët myslimanë