Një përplasje e ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip, mes Eglës, Meritonit, dhe Ilnisës.

Pas mbylljes së Prime-t, gjatë konsunimit të darkës, Egla Ceno i ka hedhur gotën me verën në kokë Meriton Mjekiqit, me arsyetimin se ai i thotë në mënyrë të vazhdueshme që pi alkool.

Meritoni i është drejtuar aktores duke i thënë se “je një femër psikopate dhe e çmendur”.

Në debat është përfshirë edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa e cila është përplasur ashpër me Eglën, duke i thënë asaj “pise femër, fundërrinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: