TIRANË- Pak minuta më parë kritikët e Lulzim Bashës brenda partisë më të madhe opozitare publikuan një dokument të quajtur platformë politike që synon sipas tyre, të ringrejë PD-në.

Ndonëse dokumentin e kanë firmosur deri më tani 63 anëtarë të Partisë Demokratike, mes tyre edhe ish-deputetë e ministria, bie në sy mungesa e firmës së disa prej kundërshtarëve më të fortë të Lulzim Bashës.

Kështu, këtë dokument nuk e kanë firmosur ende emra si Jozefina Topalli, Genc Ruli por edhe Arben Imami. Ndërsa dokumenti mbetet i hapur për tu, firmosur, me interes pritet nëse ata të tre do t’i bashkohen apo jo grupit.

JA FIRMËTARËT
Besnik Mustafaj, Gent Malko, Endira Bushati, Valbona Mezini, Ridvan Bode, Igli Cara, Ardian Kollozi, Keltis Kruja, Majlinda Bregu, Sherefedin Shehu, Agron Musaraj, Rrajmond Hoxha, Eleina Qirici, Bislim Ahmetaj, Ibsen Elezi, Grigels Muçollari, Leonardi Olli, Andi Përmeti, Ermira Qosja, Gent Minarolli, Armand Teliti, Gjergji Papa, Zihni Tollozhina, Astrit Patozi, Zana Guxholli, Ilir Kaduku, Julian Deda, Kozma Dashi, Fabian Topollaj, Ndue Paluca, Atird Hoxha, Kristi Bello, Gezim Pani, Elmi Allmuça, Parid Teferiçi, Demir Gjana, Fatjon Bathorja, Genta Boksi, Gjovalin Bzheta, Estela Kondura, Iriat Hyka, Arbjola Halimi, Ibrahim Bajrami, Bedri Hoxha, Guri Tatari, Lekë Gjoni, Vasillaq Ngresi, Ramazan Roboçi, Ramadan Hoxha, Ardian Shkelqimi, Artur Shehu, Ervin Gjini, Bedri Luku, Juela Meçani, Alesia Reçi, Pashk Gjoni, Albert Jorgji, Zekri Piciri, Mirgen Lata, Ermir Gjeta, Aranit Leka, Paulin Papleka, Hysni Kërçiku…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: