Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në datën 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të akuzuarve në kuadër të dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”.
Shkaku i shtyrjes ishte mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, duke lënë pa përfaqësim ligjor disa nga të pandehurit, gjë që pamundësoi vijimin e procesit në përputhje me të drejtat procedurale.
Në këtë seancë ishte parashikuar që Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë në këtë çështje, të përgjigjej ndaj pyetjeve të avokatëve, pasi më herët kishte përfunduar faza e pyetjeve nga prokurorët e SPAK.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku pritet që procesi të rifillojë me marrjen në pyetje të Alibejt nga ana e mbrojtjes, në prani të plotë të avokatëve.