Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, deklaroi se Shqipëria është në fillimet e saj si një destinacion i qëndrueshëm turistik. Ai tha se vitin që vjen pritet që vendin ta vizitojnë mbi 7 milionë turistë të huaj.

“Vitin e ardhshëm presim nga 7 deri në 7,5 milionë turistë në Shqipëri. Jemi në fillimet e kthimit në një destinacion të qëndrueshëm turistik.

Nga ana e tij, Kryetar i Unionit Turistik Rrahman Kasa u shpreh: “Ato që do na bëjnë të qëndrueshëm do jenë standardet. Kemi futur edhe anije turistike për xhiro në det, guxuam e futëm por ajo më shumë po rri pushim se s’ka ku të ndalojë. Deti i Durrësit është i cekët, kemi tentuar disa herë dhe na ka kapur në rrjeta dhe hekura, që besoj se janë vendosur në mënyrë të paligjshme”.

“Unë isha vetë në itinerarin e inaugurimit të anijes këtu në Golem. Në Vlorë janë bërë 27 anije, Karaburuni është bërë destinacion. Kemi më shumë tepër nevojë të jetojmë me detin, të hynë këto skafet, varkat. Të mësojnë fëmijët varkat me vela, skafet, të jetojnë me detin, jemi një vend me kaq shumë det dhe nuk dimë të jetojmë me të”,- tha ministri Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb