Tensionet kanë vijuar pranë Kryeministrisë, ndërsa brenda godinës po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë sërish për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë, ndërsa në pamje shihen efektivët duke i shtyrë ata për t’i zhvendosur nga zona.

“Po çfarë bëni more, janë qytetarë”, dëgjohet të thotë një prej të pranishmëve në momentin kur policia ndërhyn.

Protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e efektivëve dhe kanë vijuar me thirrjet e tyre, ndërsa situata është shoqëruar me debate dhe përplasje fizike gjatë shtyrjes së turmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb