Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit të Holandës për të mbështetur nisjen e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Rama shkruan në “Facebook” se ky është një lajm i mirë, ndërsa shton se e kishte thënë edhe më parë se pa u bërë zgjedhjet atje, nuk kemi çfarë presim.

Reagimi i Ramës:

LAJM TJETËR I MIRË✌️
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim?????
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua?
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim??‍♂️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb