Qershori i protestave veç revoltës qytetarë dhe thirrjeve të vazhdueshme për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, do të mbahet mend për pankartat që kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë, që kanë qenë detaji më i veçantë i lëvizjes.

Ndërkohë që mijëra qytetarë kanë mbushur për 13 ditë sheshin për të vijuar më pas në marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, ato që bëhen virale në rrjet dhe që i japin më shumë esencë protestës, janë pankartat-meme që godasin fort me mesazhet e tyre.

“Po jetojmë në diktaturë”, “Ngjyra rozë të solli në pushtet, roza të rrëzon”, “Të gjitha rrugët e të sëmurëve të çojnë në privat”, “U gjet agjentja, Zegjineja!”, “Nuk bëhet fjalë të shpëtosh këtë herë”, “Nder për emigrantët, respekt për sakrificën, drejtësi për mundin”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Dua Shqipërinë që më tregon Edi në televizor, por jetoj në atë të Zegjinesë”, thuhet në disa nga pankartat e ditës së sotme, ndërsa thirrjet janë kundër të gjithë kastës së vjetër politike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb