Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet automjeti që dyshohet se do të përdorej në një ngjarje të rëndë kriminale në Elbasan.

Pas sinjalizimit të policisë, duke u bazuar në inteligjencën informative, u zbulua një automjet brenda të cilit kishte 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse. Ndërkohë që mendohet se ky mjet përdorej nga dy vrasës me pagesë, të cilët fshehën makinën në një magazine të braktisur dhe u larguan.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, automjeti i braktisur u gjet shumë pranë banesës së Erion Alibejt, i cili akuzohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb