Po vijojnë shoqërimet masive të protestuesve para Ministrisë së Arsimit. Policia ka nisur aksionin për ndalimin e protestuesve, ndërsa gjithçka transmetohet live nga News24.

Teksa në lidhje direkte ishte gazetarja Klodiana Lala, disa vajza të reja që shoqërohen nga punonjës policie.

Sakaq, gazetarja Lala pyeti policinë se pse shoqërohej një prej protestueseve, ndërsa vajza u përgjigj se po protestonte paqësisht dhe se nuk po bënte asgjë. Po ashtu gazetarja Lala tha se procedura në këtë rast është shkelur, pasi shoqërimi duhej të ishte bërë nga punonjëse police femra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: