Adnan Januzaj më në fund ka rigjetur veten. I projektuar dikur si një yll i futbollit evropian, gjatë kohës kur ishte pjesë e Man.United, Januzaj nisi një kalavar të gjatë ndryshimesh në karrierë, nga Dortmund tek Sunderland për tu ndalur në fund tek Real Sociedad, skuadër ku është rikthyer të bëjë protagonistin kryesor, të bëjë diferencën.

Januzaj ka një kontratë me klubin spanjoll që i skadon verën e ardhshme, për këtë arsye, sulmuesi kërkohet nga pjesa më e madhe e klubeve evropiane. Januzaj pëlqehet shumë edhe në Serie A ku Atalanta dhe Napoli janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb