Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria Rama ka pasur dy mundësi që të ndalë pandeminë e koronavirusit.

Vasili shkruan se në dy mënyrat për të zgjidhur pandëminë e virusit, Rama ka zgjedhur atë të refuzimit të shkencës dhe të izolomit ekstrem të shqiptarëve.

Postimi i nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasilit:

Pandemia,refuzimi i shkences dhe izolimi “ekstrem” i shqiptareve!

Perballja me coronavirusin si sfide boterore kerkon pashmangshmerisht veprime, qe rrjedhin vetem pas vleresimeve te thella shkencore.

Sa me e komplikuar dhe me e paqarte struktura e sjellja e virusit aq me fort do te jete shkenca ajo, qe do te beje diferencen dhe do te siguroje racionalitetin per evitimin e veprimeve te gabuara, te panevojshme e groteske.

Ka vetem dy rruge ne qasjen ndaj nje pandemie: ose ti dalesh perpara me veprime te shpejta dhe ne kohen e duhur ose te zvarritesh pas pandemise kur ajo cfaqet dhe te marresh masa ne rruge e siper.

Shqiperia eshte vendosur ne rrugen e dyte e cila mjerisht kerkon financime shume me te medha, prodhon panik te paevitueshem, i ben qytetaret mosbesues ndaj masave, qe merren dhe prodhon pasoja shendetesore dukshem me te renda.

Perse Shqiperia u be viktime e rruges se dyte?

Arsyet jane te qarta.

Establishmenti qeveritar i prire nga kryeministri ndoqen rrugen empirike te pritjes dhe ushqimit te shpreses e iluzionit te rreme dhe antishkencor: “ishallah nuk na bije neve si Shqiperi corona virusi”.

Nje qendrim i tille ishte teresisht antishkencor, disfatist dhe çmobilizues ne nje moment kur duhej te ishte krejt e kunderta.

Afersia e jashtezakonshme me nje vater eksplozive pandemike si Italia, kontaktet masive me tē si dhe shfaqja e pandemise ne mjaft vende te rajonit gjithshtu me kontakte te shumta si Greqia, e bente pandehmen antishkencore te qeverise qe te kishte zero shanse qe Shqiperia te mos prekej. Pra realisht Shqiperia ishte fortesisht e paralajmeruar pas vales se pare te pandemise ne Kine dhe Kore dhe pas vales se dyte ne Itali.

Qeveria refuzoi te degjonte sugjerimet e shumta kunder ketij qendrimi ashtu si edhe detyrimin qe te merrte masa per ti dale perpara pandemise, qe po vinte.

Pa asnje dyshim nje konsultim pa paragjykime me nje komunitet shkencor te gjere do ta evitonte ndjekjen e nje strategjie te tille te gabuar.

Po ne rastin kur pandemia ndodhi?

Edhe ne momentin kritik kur pandemia ndodhi veprimet e qeverise ishin refuzuese ndaj opinionit shkencor, i cili eshte dhe mbetet ai qe po udheheq vendimet edhe ne vendet me te zhvilluara te globit.

Ne vend te nje strategjie efikase, qe ve ne eficience te gjithe sherbimin shendetesor si dhe orientimin e logjistikes mbeshtetese drejt nje qendrimi aktiv, qe synon te jete nje hap perpara ne perditshmerine e perballjes me pandemine, serish u zgjodh ne menyre antishkencore e kunderta.

Logjika ta kerkonte qe te zbuloje situaten ne terren permes instrumentit te vetem testimit si instrument i provuar dhe shkencerisht i mbeshtetur.

Ne kete menyre zbulimi aktiv dhe i shpejte i vatrave lejonte neutralizimin e tyre ne kohe dhe pengimin e perhapjese se gjere te pandemise si dhe duke reduktuar pasojat e renda shendetesore. Gjithashtu kjo orientonte skenaret e mundshem e per pasoje pergatitjen e te gjithe infrastruktures shendetesore, spitale e qendra shendetesore per tu perballur me pasojat eventuale te pandemise.

Testimi i kryer ne Shqiperi ishte shume i paket,jo perfaqesues, anemik dhe i prirur vetem nga qellimi qe te fitonte kohe pasi sasia e tamponave ishte shume shume e paket.

Ideja per te kryer vetem disa testime ne dite, kryesisht per te mbajtur gjalle propaganden e dites ishte jo vetem antishkencor por edhe antihuman per pasojat, qe prodhonte.

Gjithashtu aktivizmi vetem i nje mundesie komunikimi te qytetareve me sistemin shendetesor permes te famshmit dhe “çudiberesit” numer 127 solli ate qe figurativisht mund ta konsiderojme futjen e lumit, qe po permbyt ne nje hinke te ngushte.

Ndekohe duhet te ndodhte e kunderta. Aktivizimi me detyra te qarta i Kujdesit Shendetesor Paresor, pra mjekeve te familjes dhe te pergjithshem, do te siguronte mijra porta shkarkimi, qe do te na mbronin nga permbytja e pandemise.

Edhe ketu kokefortesia antishkencore e qeverise prodhoi pasojat, qe i shohim me sy, pasi zevendesoi punen aktive dhe profesionale te mjekeve, me kontaktin permes telefonit, qe mundeson gabime dhe nenvleftesime praktike pa fund dhe per pasoje perhapjen e pandemise.

Pandehma antishkencore se permes telefonit 127 do te mund te behej diagnoza diferenciale apo dyshime te shpejta e te bazuara per coronavirusin ishte kryekeput e gabuar dhe vrastare, pasi pacienti shnderrohej njeherazi ne objekt dhe subjekt, ne nje moment ku cdo gabim sillte pasoja komunitare per shkak te perhapjes se shpejte te virusit nga njerezit e infektuar, por te panjohur si te tille.

Veprimet pasuese permes izolimit karantinues ishin thjesht reagime te improvizuara dhe emotive.

Pershkallezimi i izolimit, skemat e aplikimit dhe ndryshueshmeria e tyre e vazhdueshmr deshmuan konfuzion dhe vendime pa asnje baze shkencore.

Aplikimi i izolimit absolut dhe i hapjes pasuese thuajse totale, me fasha orare te kufizuara me kohe, prodhoi ne menyre te paevitueshme efekte krejt te kunderta me qellimet, sepse shkaktoi perqendrim te qytetareve dhe dendesim te tyre duke pamundesuar realizimin e distances sociale, qe ishte edhe qellimi i vetem i te gjithe ketij izolimi ekstrem.

E gjithe eksperienca europiane perfshire edhe Italine tregoi qarte se modeli i vetem realist dhe i aplikueshem ishte ai i mbajtjes hapur gjate gjithe kohes te dyqaneve te ushqimeve dhe farmacive si dhe nje sherbimi te kufizuar te taksive nderkohe qe mbaheshin norma te forta te kufizimit te levizjeve te popullates.

Kjo ishte menyra me efektive, qe evitonte grumbullimet dhe dendesimin e popullates, por edhe realizimin e nevojave baze pa konfuzionin dhe ankthin e mbetjes pa furnizimin me artikujt baze.

Ne Shqiperi u zbatua me kokefortesi e kunderta, duke i mbyllur te gjitha dyqanet ushqimorr dhe farmacite gje qe solli grumbullime te pashmagshme qytetaresh qe zhbënin realisht efektet e izolimit ekstrem.

Te njejtat qendrime pasive pritese antishkencore u mbajten edhe per sigurimin e ventilatoreve mekanike dhe barnave kunder pandemise.

Vendosja e fondeve si dhe Prokurimi i tyre ndodhi shume vone, vetem pasi pandemia ishte fakti i kryer dhe natyrshem perfshirja e shume vendeve prej saj veshtiresonte teper sigurimin e ketyre artikujve.

Megjithe propozimet e shumta edhe per sigurimin e mjeteve mbrojtese per personelin mjeksor edhe ne kete pike veprimet, qe duhej ti paraprinin pandemise nuk ndodhen.

Eshte e qarte per kedo qe refuzimi nga qeveria i konsultimit te gjere me komunitetin shkencor ka prodhuar veprime me pasoja per shendetin dhe ekonomine, qe mund te evitoheshin apo limitoheshin dukshem.

Asnje komunikim qeveritar, qofte ky edhe plot teatralitet siperfaqesor e propagandistik, nuk mundet kurren e kurres te zevendesoje opinionin shkencor, i cili eshte dhe mbetet udherrefyesi i vetem ne keto dite te veshtira.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb