Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poçetino, e pranon se lodhja dhe mundësitë e pakta për të hedhur në fushë, ndikuan te humbja e ekipit të tij ndaj Ajaksit, por ka besim se mund ta përmbysë në Holandë.

“Pjesën e parë nuk e nisëm mirë. Ajaksi tregoi më shumë energji. Ishte e vështirë që të luanim, se na mungonin energjitë. Filluam të luanim pasi pësuam golin. Në pjesën e dytë, shtymë përpara dhe krijuam shanset tona. Ishte një ndeshje barabartë në pjesën e dytë.

Por, jemi gjallë. Kemi pësuar vetëm një gol. Duhet të besojmë se mund të shkojmë atje për ta fituar ndeshjen.

Mbrojtja me 3? Tani e pranoj që ishte një gabim forma që përdorëm, por nuk kishim shumë opsione. Nuk jam i lumtur, por nuk mund ta dish nëse nuk provon diçka ndryshe. Gjithsesi, ne na mungonin energji. Por, unë jam trajneri dhe unë kam përgjegjësi

Vertongen? Do e vlerësojmë gjendjen e tij në ditët në vazhdim dhe do shohim nëse do jetë gati për ndeshjen e radhës” – deklaroi Mauricio Poçetino.//PanoramaSport

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb