Paul Pogba përfaqëson një nga okazionet më të rëndësishme të merkatos së verës. Nëse Man.United nuk e bind në muajt në vijim, francezi do të largohet falas nga “pallati i ëndrrave” në fund të këtij sezoni. Shenjat janë që Pogba nuk do të rinovojë, të paktën jo për sa kohë në stol do të jetë Solskajer. Gjithashtu kur bëhet fjalë për situata të tilla, Mino Raiola, agjenti i tij, ka vërtetuar se i shtyn lojtarët të largohet.

Pogbaa
Pogbaa

Sipas “Telegraph”, Juventus do të tentojë gjatë merkatos së verës të bind francezin të rikthehet në Torino. Ky nuk është një sekret, pasi dhe vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshiron e tij për të veshur edhe një herë fanellën bardhezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb