POGRADEC- Banorët e fshatit Udënisht në Pogradec kanë dalë sot në protestë kundër shpronësimeve. Ata kanë deklaruar se për prishjen e banesave nuk kanë marrë asnjë shkresë, por janë njoftuar vetëm verbalisht nga drejtori i INUK.

“Nuk na kanë sjellë urdhër për prishjen e banesave. Për prishjet na ka njoftuar verbalisht drejtori i INUK. Na kanë propozuar, 200 lekë metri katrorë, që është skandaloze”, kanë deklaruar banorët.

Për shkak të ndërtimit të rrugës së re, në fshatin Udënisht preken shumë banesa e lokale. Banorët kanë thënë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të vijojnë protestat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb