POGRADEC – Policia ka sekuestruar 16 kallëpe eksplozivi C4 si dhe ka arrestuar 28-vjeçarin Selajdin Lamlli, që i kishte fshehur ato në makinën e tij.

Eksplozivi u zbulua gjatë një kontrolli të policisë, i fshehur nën sedijen e makinës së Lamllit, në një tub plastik. 28-vjeçari ishte duke udhëtuar me një Fiat me targa AA 469 FA.

Pas arrestimit, lënda eksplozive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe tashmë, materialet në ngarkim të Lamllit i kalojnë Prokurorisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb