Një fitore me “poker” golash për Barcelonën, por me shumë kosto. Ekipi blaugrana mposhti pastër 4-0 Athletic Bilbao, por tashmë trajneri Xavi duhet të bëjë në sfidën përballë Bayern Munich pa shërbimet e Gavi dhe Sergi Roberto, të dy dolën të dëmtuar.

12 minuta lojë i mjaftuan Barcelonës për të kaluar në avantazh me Dembele. 6 minuta më pas ishte Sergi Roberto që me një aksion personal realizoi golin e dytë për Barçën. Nuk mund të mungonte në këtë banket as Robert Lewandowski që në minutën e 22-të dërgoi shifrat në 3-0. Ky ishte goli i 12-të sezonal për polakun në La Liga.

Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Ferran Tores në minutën e 73-të. Me këtë fitore, Barcelona ruan hapin e Real Madrid, minus 3 pikë nga vendi i parë.

Një fitore të rëndësishme këtë javë siguroi edhe Atletico Madrid duke mposhtur Betis me rezultatin 1-2. Griezmann ishte autori i dy golave. Pas javës së 11-të, Atletico Madrid e sheh veten në vendin e tretë në kuotën e 23-të pikëve, 5 më pak se Barcelona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb