Skuadra Alpine ka hedhur poshtë zërat për sabotim dhe trajtim të pabarabartë mes Pierr Gasli dhe Franko Kolapinto. Pas disa garave të vështira me rregulloren e re, u përhapën pretendime se nuk kishte barazi në makinat e dy pilotëve.

Në një deklaratë zyrtare, ekipi theksoi se çdo përmirësim teknik shpërndahet në mënyrë transparente dhe synimi është që të dy makinat të jenë konkurruese. Alpine shtoi se sabotimi nuk ka kuptim, pasi do të dëmtonte vetë skuadrën.

Ndërkohë, ekipi komentoi edhe incidentin e Kolapinto me Oliver Bearman, duke theksuar se diferencat e mëdha të shpejtësisë janë pjesë e këtyre makinave dhe pritet të rishikohen nga FIA.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb