POLICAN – Rreth 100 ish-punëtorë të uzinës mekanike të armëve në Poliçan kanë dalë sot në protesta, për të kërkuar trajtimin e tyre me ndihmë ekonomike.

Ish-punëtorët thonë se u hoqën nga puna 2 vjet më parë, dhe pavarësisht se kanë punuar për mbi 25 vjet, nuk marrin asnjë pension.

“Kërkojmë trajtimin me ndihmë ekonomike. U hoqëm nga puna 2 vite më parë, nuk marrin asnjë ndihmë. Ligji që na trajtonte me reformë është hequr.”- shprehen protestuesit.

Ish-punëtorët rrëfejnë se kanë probleme të shumta me shëndetin, për shkak të punës në ambiente me helme të ndryshme.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: