TIRANE

Gazi lotsjellës i hedhur nga Garda e Republikës në drejtim të protestuesve ka prekur edhe disa punonjës policie të cilët janë ndjerë keq dhe janë ulur në shkallët e godinës së kryeministrisë.

Mësohet se pas kësaj situate, policët që janë ndjerë keq janë zëvendësuar me punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë se protestuesit kanë carë kordonin e policisë dhe kanë mësyrë në drejtim të kryeministrisë.

Ata kanë tentuar të futen brenda kryeministrisë, por nuk janë lejuar nga garda e cila ka qëlluar me gaz lotsjellës dhe me plumba gome.

Si pasojë e gazit dhe tensioneve disa protestues janë plagosur.

  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: