Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rashës, tha se Policia e Shtetit sot është në shërbim të qytetarëve dhe jo huliganëve.

Rama theksoi se dje policët janë përballur me turmë huligane dhe se ata janë me popullin dhe qytetarët.

“Askush nuk mund të ngrejë akuza në ajër. Puna e policisë dje dhe sot nuk krahasohet.  Unë jam krenar që në 7 vjet e 2 muaj, protesta ka fituar betejën e saj dhe mund të protestohet sot lirisht. Në protestën e armëve kimike nuk u dogj asnjë fije bari, nuk u shfaq asnjë dhunë nga persona që përdoren nga persona që kanë rënë nga pushteti nga vakti.

Edhe te studentët, nuk përdorëm dhunë. Kurrë s’kemi kryer dhunë. Policia nuk i ka shërbyer politikanëve, por ligjeve të shtetit. Kurrë nuk e kemi keqpërdorur policinë. Nuk e kemi bërë as kur përpara policëve ka pasur huligan. Policët dje u përballën me zjarrin e huliganëve”, theksoi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb